Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Pako 6”, duke goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike me përqindje të lartë THC drejt Shqipërisë.

Një 39-vjeçar nga Tepelena u arrestua në flagrancë në Aeroportin e Rinasit, pasi u kap me një valixhe që përmbante 19.4 kilogramë Cannabis Sativa, të ardhur nga Tajlanda. Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pako 6”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni nga Drejtoria për Hetimin e  Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë  Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Solli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të  zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i tentativës për futje të lëndës narkotike me përqindje të lartë  të lartë THC.

Pas informacioneve të siguruara nga   Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë  Kriminale  në Policinë e Shtetit dhe regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të këtij procedimi proaktiv, finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar  “Pako 6”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dhimitër Shehu,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë.

39-vjeçari që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, kishte me vete një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: