Forcat xheniere nga Tirana, kanë hequr lëndën plasëse që ishte vendosur poshtë mjetit të Suad Licit, administratori i skuadrës së futbollit Vllaznia.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb’ se xhenierët konfirmuan se brenda pakos së dyshimtë kishte lëndë plasëse, e cila tashmë është dërguar në laborator për ekzaminim.

Ishte vet Suad Lici që pikasi se poshtë mjetit të tij ishte vendosur një pako e dyshimtë, ndërsa më pas lajmëroi policinë. Kjo e fundit rrethoi zonën ku ishte parkuar mjeti, në afërsi të banesës së Suad Licit, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb