Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për ‘pakon e madhe’ që qeveria do të japë për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Berisha e cilësoi këtë vendim të qeverisë një pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal.

“Është pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistë dhe ata që janë me rroga të ulëta. Të paktën të kishte mëshirën dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13, ose pensionin e 13, të cilat kanë ndodhu edhe në periudha pa inflacion. Por këtë se bën se vjedhin. Se lënë vjedhjet. Këtë mund ta bëjnë shumë thjesht. KLSH ka gjetur se janë vjedhur 122 mld leke për 9 muaj. Me këto që thotë ky nuk është as 1/15 e vjedhjes. Me këto që ka vjedhur ky, me 122 mld lekë. Ky mund të rriste dhe dyfishonte rrogat e gjithë shqiptarëve. Mund të dyfishonte pensionet. Ky tallet, nuk mundet. Do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat se nuk sheh katet shtesë. Do të blejë drone me çmim që s’e di kërkush, kur gjysma e komandantëve shqiptarë kanë dhënë dorëheqje nga detyra se nuk iu del rroga. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, kjo është e vërteta. Ky është shpartallim.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb