TIRANË

Të flasësh për veten nuk është edhe aq e lehtë, e kur bëhet fjalë për divorcin, pesha është më e madhe. Një histori me plot emocion e trazime të forta, kjo e gazetares Elona Jaçellari. Ajo ishte e ftuar sot në studion e emisionit “Vila24”, ku edhe punon si kryeredaktore. Kësaj radhë Elona rrëfeu publikisht si e mori vendimin dhe si ka përballuar divorcin.

“Është një vendim i fortë, asgjë nuk vjen si rrufe në qiell të hapur..”-thotë ajo –“Kisha 2 a 3 vite që e mendoja, mendoja për djalin… Kur erdhi prerja e fundit e gërshërës, e kam marrë, e kam nxjerrë shëtitje nga liqeni e pyeta nëse ishte dakort të merrnim një shtëpi dhe të jetonim vetëm..”-tregon ajo për çaste shumë të vështira në jetë.

Më tej Jaçellari tregon se si ka punuar shumë për të ruajtur një raport të mirë të djalit me babain e tij: “Kam reaguar ashpër edhe ndaj prindërve të mi, të mos guxoni t’i flisni keq, pasi ai do ishte babai i tim biri për gjithë jetën.”-shton ajo, madje befason me përgjigjen e pyetjes së moderatores Brunilda Lahe se si ajo ka menaxhuar situatën, pasi ish-bashkëshorti ka nisur një lidhje të re?

“Jemi ulur në tavolinë të tre. Doja të isha pranë djalit tim në momentin kur do pezantohej me partneren e re të babait të tij. Doja që djali të më kishte aty në krah, dhe unë isha aty në kafenë e tyre të parë. U përcolla amanetet e mia kur ai nuk do të jetë me mua.”-thotë Elona, ndërsa sqaron se ish-partneri i saj jeton jashtë dhe lidhja e tij me të birin është një lidhje në distancë.

Biseda është ndërprerë shpesh për shkak të ngarkesës emocionale, ku vajzat që kanë ndarë shpesh episode të jetës mes tyre, për shkak të një njohjeje dhe bashkëpunimi ndër vite, tani janë duke e bërë publike këtë situatë për të kuptuar se edhe me divorcin bëhet pakt, në këtë rast, për hir të lumturisë dhe mirëqenies së një krijesë të shenjtë, mes tyre, djalit Elmar. Më pas ajo ndalet tek pika që e ka lënduar më tepër referuar lidhjes së re të ish-bashkëshortit, duke e mbyllur intervistën me fjalët se dëshiron të kthejë komunikimin me ish-bashkëshortin, kur në fokus është fëmija e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb