Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik ka deklaruar se me marrëveshjen e sotme Rama ka prishur atë të 5 qershorit.

Sipas Bylybashit Rama e deklaroi se marrëveshjen e 5 qershorit do ta griste dhe e bëri sot me marrëveshjen e re që Bylykbashi e konsideron si ‘’karagjozatë’’.

Për më tepër Bylykbashi kujton se si sot 4 vite më parë u miratuan ndryshimet në Kushtetutë për Reformën Zgjedhore që menjëherë pas miratimit të saj u shkel nga Rama.

Me këtë qëndrim të fundit duket se Opozita e Bashkuar e konsideron tashmë marrëveshjen e re PS- opozitë parlamentare si një ‘grisje’ të asaj të 5 qershorit. Madje me të gjitha gjasat Opozita e Bashkuar nuk ka për ta njohur marrëveshjen e sotme të 21 korrikut por nuk dihet cili do të jetë veprimi i radhës së PD- LSI nesër në mbledhjen e Këshillit Politik të thirrur nga Damian Gjiknuri.

STATUSI NGA BYLYKBASHI

Pakt-vrasesi

Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marveshje per te prishur nje marveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marveshjen dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marveshje.

Mos harroni! 21 korriku eshte kater vjetori i marveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapercen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb