Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviçi është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me tërheqjen e tij nga politika.

Ai tha se nuk ka vendosur se kur do të tërhiqet nga politika, duke u shprehur se ka pasur një papërgjegjshmëri nga ana e mediave lidhur me këtë çështje.

“Askush nuk vendos në emrin tim se sa do të qëndroj apo kur do të tërhiqem. Prandaj dua t’u them të gjithëve që janë të shqetësuar për largimin tim nga politika se nuk merr në konsideratë qëndrimet e tyre”, tha ai.

Ndërkohë ‘Vijesti’ shkruan se sipas informacioneve jozyrtare, Gjykanoviç ka arritur një marrëveshje me liderët kryesorë të BE-së, duke u premtuar atyre se do të tërhiqej nga jeta politike me kusht që t’i lejohet të marrë atë vendim siç edhe e ka parashikuar.

“Gjykanoviç bëri të ditur se nëse është pengesë për integrim më të shpejtë europian të Malit të Zi , ai është i gatshëm të bëjë hapa para dhe të largohet nga pushteti. Por ai ka kërkuar që të lejohet që të largohet nga skena politike me dinjitet . Gjykanoviç mori mbështetje për një akt të tillë dhe nëse e mban fjalën do të jetë zgjidhje plotësisht e drejtë për BE-në”, shkruajnë mediat malazeze referuar nga një prej anëtarëve kryesore të BE-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb