“Rusia është kërcënim  i drejtpërdrejtë për rendin ndërkombëtar për shkak të luftës së saj barbare në Ukrainë”, kështu është shprehur presidentja e Komisioni Europin Ursula von der Leyen.

Ndërsa ka folur pas bisedimeve të zhvilluara në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida, Von Der Leyen u ndal edhe tek “pakti” i Moskës me Kinën, të cilin e konsideron shqetësues.

Nga ana e tij Kishida tha se invazioni rus i Ukrainës trondit thelbin e rendit ndërkombëtar.

“Invazioni rus i Ukrainës nuk është vetëm çështje e Europës, por ai trondit thelbin e rendit ndërkombëtar përfshirë edhe Azinë. Kjo nuk duhet të tolerohet”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb