Deputeti Luçiano Boçi është shprehur kundër paktit të arritur këtë të mërkurë mes maxhorancës dhe opozitës për përzgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai tha se Alibeaj, nuk përfaqëson opozitën dhe s’mund të ulet në tryezë diskutimesh. Propozimet e maxhorancës Boçi i cilësoi si tallje.

“Pranimi është fals. Është pranim i kufizuar. Pranimi që ka kërkuar zti Berisha është sipas detyrimit kushtetues për pranim juridik. Pozicioni përzgjedhës, meqenëse maxhoranca ka votat, i takon maxhorancës. Rezoluta e miratuar në Këshillin Kombëtar, e tregon këtë. Tallja me tre raunde, i takon gjoja opozitës, por meqenëse lihet opsioni që do të ketë raund të 4 dhe të 5 i bie që rrëzohet kërkesa e opozitës.

Pse duhet të krijojmë një proces të tillë tallës. Qëllimi ynë ka qenë të bëjmë një proces me dy drejtime, për zgjedhjen e presidentit dhe për të bashkuar PD. Ne do të shohim qëndrimet tona në rpaort me emrin. Një emër që vjen jashtë parimeve Kushtetuese, se ka besimin. Emri i mirë duhet të shkojë në harmoni të plotë me veprim Kushtetutës të mirë. Nuk mund të prevalojë kushtetuta mbi emrin. Zoti Alibeaj e kemi thënë, nuk ka targër, të drejtë, të jetë përfaqësuesi i opozitës. Ai mund të jetë deputet i thjeshtë dhe e ka mbaruar misionin e tij si kryetar i grupit parlamentar. Nuk bëhet fjalë për reformë zgjedhore.

Nuk mund të vazhdohet me këtë formë. Ndoshta Alibeaj mbrohet me pozicionin e kryetarit të komanduar, por atë s’ia siguron dhe Rama. E tall aq shumë, i çon Ballën që realizon negociatë me atë që ai do dhe ai është Alibeaj. Rama anashkalon Partinë Demokratike. I vesh atribute dhe i tall me një fazë tjetër, duke thënë që ai ka të drejtë që i rrëzon ato. Tryeza nuk ka vlerë në kuadër parlamentar, duhet të jetë në nivel politik.

Në vazhdimësi kemi dakordësuar që në rastin kur i jepet opozitës e drejta propozuese e vërtetë mund të konvergojmë në një emër që është përfaqësues dhe mund të ishte një nga emrat më të mirë. Ne do të vazhdojmë në drejtimin për të bashkuar PD dhe i dhënë fund keqpërdorimit të grupit të PD. po e tërheqin zvarrë. Me anëtarët e grupit parlamentar flet nëpërmjet emailit, ndërsa me Ballën takohet ballë për ballë e përqafohen në tavolinë”, tha Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb