TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali së bashku me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë çelur sot ciklin e bashkëbisedimeve me pedagogët dhe studentët në lidhje me ‘Paktin me Universitetin’.

Ajo tha se protesta e studentëve ishte një meritë e veçantë, por shtoi se qeveria mori seriozisht angazhimet duke realizuar kërkesat e tyre.

Ministrja shtoi se universitetet duhet të rrisin performancën e tyre akademike për titujt shkencorë si dhe të tregohen të përgjegjshme për punësimet e pedagogëve.

“Mbaj mend një nga  sloganet e studentëve, i cili mbahej nga tre vajza ku shkruhej: “U munduat të na varrosnit, por harruat që ne jemi fara”. Ne ju themi se po përpiqemi të mbjellim një farë më të mirë. Është e rëndësishme të flasim edhe për pagesat, për ne dija nuk është privilegj, por një e drejtë për të gjithë. Ju keni meritën parësore që u ngritët, por natyrisht edhe qeveria që iu dëgjoi. Universitetit duhet të marrë disa përgjegjësi dhe duhet të jetë në lartësinë e detyrës që ia kërkon ligji. Është përgjegjësi që universitetit duhet të vendosë për rregullat, që mos të jetë vend për të parkuar familjarët e njerëzve në pushtet”, tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: