QAFË-THANË

Këtë mëngjes pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës nuk ka funksionuar për punonjësit sezonal ditorë. Ka qenë pala maqedonase ajo që ka penguar hyrjen e punonjësve drejt Maqedonisë së Veriut.

Mungesa e siguracionit dhe kontrata e punës me të cilat punonjësit sezonalë ditorë nuk pajisen ka bërë që të ndalohen ditën e sotme për të kaluar këtë doganë duke u kthyer mbrapsht pa një afat kohor të caktuar se kur mund të udhëtojnë drejt këtij destinacioni.

Sipas burimeve arsyeja tjetër e ndalesës së tyre lidhet edhe me faktin që një punëtor sezonal ditëve të fundit ka ndërruar jetë në vendin e punës në Maqedoni. Ndërsa nga informacionet zyrtare mësohet se punëtorët janë kthyer nga pala maqedonase, me motivacionin se nuk justifikojnë qëllimin e udhëtimit. Dhe dyshohen për punësim të paligjshëm.

Ajo çfarë dihet është se një takim po zhvillohet tashmë me drejtues te doganës shqiptare e maqedonase dhe pritet një vendim i këtyre të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb