Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, paralajmëroi se kushtet mjekësore në Palestinë janë bërë “jashtëzakonisht të rrezikshme” për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministrja al-Kaila e bëri këtë paralajmërim gjatë një takimi virtual me ministrat e Shëndetësisë të Lidhjes Arabe në lidhje me pandeminë e koronavirusit në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, al-Kaila citohet të ketë thënë se përqindja e shtretërve të zënë në spitalet në Palestinë ka arritur 100 për qind.

Gjithashtu, ajo tha se është vërejtur një rritje e konsiderueshme në numrin e pacientëve të respiratorë dhe i atyre që marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv.

Ministrja al-Kaila theksoi se variantet mutante të virusit vërehen në një numër të madh të pacientëve.

Bregu Perëndimor dhe Gaza kanë regjistruar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja dhe vdekjeve në javët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve me koronavirus në Palestinë ka arritur në 238.889, duke përfshirë 2.534 vdekje dhe 212.688 të shëruar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb