Në territoret e Palestinës nën okupimin e Izraelit me vdekjen e 20 personave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi mbi 2.900.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe në Rripin e Gazës që ndodhet nën bllokadën e Izraelit në 24 orët e fundit 2.353 persona u diagnostikuan me COVID-19.

Në Bregun Perëndimor u zbuluan 1.211 raste me COVID-19, në Rripin e Gazës 1.081 dhe në Kudsin Lindor 61.

Me vdekjen e 20 pacientëve numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 2.901 dhe numri i përgjithshëm i rasteve në 273.231.

Rritje drastike e rasteve në Gaza

Në Palestinë e cila ka një popullsi prej 5.2 milionë banorë, të cilën Izraeli e injoron me vaksinat, gjendja me COVID-19 është duke u rënduar edhe më shumë.

Në Bregun Perëndimor, është për t’u habitur që numri i rasteve ditore, i cili ka tejkaluar 1.500 në javët e fundit, falë kufizimeve të vendosura ditët e fundit është ulur.

Në Rripin e Gazës, vlen të përmendet se numri i rasteve ditore, i cili ishte nën 200 në fillim të marsit, ky numër po rritet gradualisht.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Rripi i Gazës me një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorë ka shënuar 618 viktima nga COVID-19, kurse numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në mbi 66.000.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb