TIRANA

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim do të mbajë sot pasdite një deklaratë posaçërisht vetëm për Reformën Zgjedhore. Dje u mbajt një takim 9 orësh tek rezidenca amerikane kurse sot pritet që të ketë një marrëveshje.

Duket se ambasadori Soreca ditën e djeshme la një afat për ditën e sotme për Këshillin Politik por pritet të shihet se çfarë do të ndodhë teksa po ky Këshill është mbledhur prap sot tek rezidenca amerikane.

Palët politike shkelën afatin e vetëdakordësuar për Reformën Zgjedhore që ishte 31 maji, teksa pas asaj date janë ndërkombëtarët, saktësish Yuri Kim, Soreca dhe Duncan Norman që po tentojnë të drejtojnë palët drejt një marrëveshjeje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb