Pas deklaratës së deputetes së opozitës Rudina Hajdari se ishte bërë një marrëveshje mes palëve për shembjen e Teatrit Kombëtar, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Teksa në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ u transmetua deklarata e Hajdarit, Vasili tha shumë shkurt se; “Ky nuk është konstatim politik por neoropsikik”. Ndërkohë, gazetari Aristir Lumezi pyeti Vasilin se; “Ju ia keni besuar reformën një njeriu të tillë?”

Vasili: S’kam parë asnjë koment tuajin për zonjën Hajdari (I drejtohet Lumezit). Kur ti dëgjoj, mi thoni që të komentoj unë. Propozimet për reformën zgjedhore janë në tavolinë. Konsensusi është diçka që diskutohet. Bëhen propozimet, parimet ruhen. Dikush tërhiqet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb