Imazhet e Google Maps nga hapësira sjellin pamjet nga ajo që cilësohet “Mbretëria e Hermit” në Korenë e Veriut. The Sun ka publikuar imazhet seku jetojnë aleatët e ngushtë të diktatorit Kim Jong-un, të cilët jetojnë në luks dhe grumbullojnë pasuritë e tyre.

Në imazhet statelitore shihen pallate të mëdha, komplekse madje edhe vendpushimin e plazhit. Diktatori Kim Jong-un ka rezidencën e tij në një kompleks të fshehtë pranë qytetit port të Wonsan në bregun lindor të Koresë së Veriut. Kujtojmë se në 2020, u raportua se Kim kishte një vilë të re të ndërtuar në vendin e izoluar bregdetar në skajin jugor të gadishullit Hodo, ku imazhet e Google Maps tregonin jahtin e tij me vlerë rreth 7 milionë dollarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ky është i njëjti kompleks banimi që Dennis Rodman vizitoi gjatë një prej vizitave të tij në vend.”, tha Michael Madden, një ekspert me bazë në SHBA për Korenë e Veriut. Vila e re e Kim është në anën e kundërt të gjirit Yonghung nga Wonsan, ku ka një vilë ekzistuese dhe disa shtëpi të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: