The Sun ka sjellë një tjetër artikull lidhur me aktivitetin kriminal të bandave shqiptare në Britani, duke u fokusuar tek zonat dhe kullat ku kryesisht banojnë.

“Rrjeti sekret i selisë së bandave të Britanisë është i përhapur në të gjithë vendin, nga pallate rezistente ndaj plumbave deri te pronat e këshillit. Por pas dyerve të përforcuara të këtyre qendrave të krimit shtrihet një botë dhomash, dyqane armësh dhe luksi të jashtëzakonshëm”, shkruan The Sun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu The Sun shkruan se ka gjurmuan pallatet mafioze të bosëve aktualë dhe të dikurshëm të krimeve, ndërsa ndalet tek banda shqiptare “Hellbanianz”, anëtarët e të cilës jetojnë në disa kulla në pronën Gascoigne në Barking. Në blloqet e kullave në pronën Gascoigne në Barking, gangsterët e armatosur shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar. Me miliona fitime, mafiozët ballkanikë kryejnë gjithashtu grabitje të armatosura në të gjithë kryeqytetin dhe mendohet se takohen pranë pijetores Kings Lounge”, shkruan ndër të tjera media britanike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: