LEZHË

Dëmtimet bë pallate e objekte në Lezhë kanë bërë që qeveria ta fusë edhe Lezhën në hartën e gjendjes së jashtëzakonshme. Një pjesë e banorëve janë dërguar në hotelet në Shëngjin, ndërsa një pjesë refuzojnë të largohen nga banesa.

Ata shprehen që u është thënë nga ana e bashkisë se ky pallat është i pa banueshëm por se nuk mund të lënë shtëpitë.
“Si s’kam frikë por çfarë do bëj. Ta lë shtëpinë e të iki. Ka ardhur deri tek kryeministri, na tha me dal jashtë. Do pres inxhinierët pastaj do vendos. Nuk kam çfarë të bëj, vetë i sëmurë, gruaja me ilaçe. Është zor me dal prej shtëpisë”, thotë një i moshuar.

Një tjetër shprehet se ka qëndruar për të ruajtur shtëpinë. “Banesa ku rrimë nuk është dëmtuar, shkalla po. Ata thonë se është e rrezikshme. Në shtëpi kemi fjetur. Ka ardhur bashkia. Na tha me dal. Por unë kam plaçkat e gjërat, kujt t’ia lë, kush më garanton. Ku me u anku se kemi frikë. Me merak rrimë por nuk kemi shkuar kund”, tha një tjetër banor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: