Mure të çara, suva të rëna, këto janë pamjet që vijnë nga një pallat 12 katësh në lagjen nr.5 të Durrësit. Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj në një lidhje direkte pohoi se pallati, i cili është shpallur paraprakisht si i pabanueshëm, është braktisur nga banorët që jetojnë aty.


Një nga banorët e këtij pallati tha se ata kërkojnë një vlerësim të certifikuar nga ekspertë, në mënyrë të tillë që ata të dinë se ku të jetojnë. Po ashtu ai tha se pallati ka gati 10 vite që është ndërtuar, ndërsa të gjithë banorët janë larguar prej aty.

“Pallati ka 10 vite që është ndërtuar. Banorët nuk ndodhen në pallat, flenë ose në makinë. Në këtë orar për të mbledhur banorët si mbledhim dot. Situata është dramatike. Ajo që më shqetëson mua, është se këtu nuk ka ardhur askush. Erdhi një grup prej 4 të rinjsh. Ne duam që të certifikohet pallati, nëse ai vlen apo jo. Aty nuk ka siguri, por njerëzit po futem. Dua të bëj apel strukturave përkatëse që të vinë të shohin situatën. Nuk po kemi asnjë lloj zgjidhje, apo kontakt. Nuk pres që të bëjnë pallatin brenda ditës. Ne kemi kontaktuar me komunën, njësinë administrative të Durrësit. Ka shkuar administratori. Nuk është fare optimiste situata. Ne duam që të vijë një vlerësues”, -tha banori.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb