Lagja numër 18 në Durrës mbetet një ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 Nëntorit, pasi blloqe të tëra banimi kanë mbetur krejtësisht të boshatisura nga njerëzit.

Sot banorët e një pallati pranë Fushë së Rërës kanë protestuar duke i bërë thirrje autoritetve shtetërore të japin një vendim se cfarë do të bëhet më pallatin e tyre. Banorët kanë treguar se si një grup inspektimi që erdhi fillimisht ka vënë shenjën e verdhë për rindërtim të pallatit, por më pas asnjë grup i specializuar nuk ka ardhur për ti bërë ekspertizën godinës.

Nga ajo cfarë shihet shkallët e pallatit janë këputur, ashensori ka dalë vendit, ndërsa pallati ka ceduar 20 cm në pjesën lindore. Banorët e pallatit apelojnë tek strukturat e shtetit dhe ndërtuesi, i cili deri tani nuk është bërë i gjallë. “Problem jemi,  nuk po dimë cfarë do të bëhet me pallatin tonë. Pronari nuk është bërë i gjallë. A bëhet pallati? As rrobat e trupit nuk po i marrim dot” thotë një banore.

“ Asnjë nuk ka firmosur se cfarë do të bëhet? Ne të gjithë banorët do të kërkojmë një mendim. Pallati ka ceduar ka ikur shtrembër. Shteti duhet të vërë instrumentin. Pallati është carë mes për mes. Brenda është bërë gërmadhë ashensori dhe shkallët janë shembur tërësisht. Cfarë do bëhet me pallatin? Na kanë ngelur plackat në katin e shtatë” thotë një tjetër banor. Banorët thonë se kanë marrë edhe inxhinierë privatisht për të parë situatën e pallatit ku kanë hyrjet e tyre. Ata thonë se janë  duke pritur aktekspertizën e thelluar. Problemi i parë është se shkallët dhe ashensori  janë ndërtuar pa strukturë mbajtëse. Pallati ka devijim 20 cm në pjesën lindore. Kërkojmë që të vijë institute I ndërtimit për aktekspetizën bën thirrje një banor.

Në Durrës grupet e verifikimit janë ende në terren dhe ky proces ende nuk është mbyllur për dëmët e tërmetit. Ndërkohë që procesi i verifikimit të dëmeve nuk është mbyllur qeveria ka dalë e një faturë rreth 1 miliard euro të dëmeve të tërmetit.

Banorët thonë se ka ardhur koha të veprohet. “kemi dëgjuar shumë fjalë po nuk është bërë akoma verifikimi. Nuk ka ardhur asnjë grup I mirëfilltë për akt-ekspertizën”, pohojnë ata.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb