Lideri opozitar rus Aleksei Navalny publikoi më parë pamje nga i ashtuquajturi “Pallati i Putinit”.

Navalny tha se pallati i Putinit është me kushtet optimale dhe modern dhe se të pasurit e mbarë Rusisë i kanë dhënë para presidentit, për këtë vilë fantastike. Mirëpo, pas këtij denoncimi, mediat ruse kanë bërë përshkrim ndryshe për rezistencën e kreut të shtetit rus.

Menjëherë u zhduk dekori argëtues i pallatit të mrekullueshëm, i zëvendësuar në vend me mure prej betoni të zhveshur. Prona dukej sikur po rindërtohej plotësisht – duke ngritur pyetje se çfarë saktësisht po ndodh me të.

Videoja e denoncimit të Navalnyt ka grumbulluar më shumë se 110 milionë shikime që nga publikimi. Kremlini mohon me forcë pretendimet e pallatit dhe Presidenti Putin e ka etiketuar atë “të mërzitshëm”e një “përpilim dhe montazh”. Që nga ajo kohë, Navalny është burgosur, ndërsa ishte duke u rikuperuar nga një sulm me agjent nervor në një spital të Berlinit.

Por BBC në Rusi ka biseduar me disa ndërtues, të cilët thonë se ata kanë punuar në vendin ku ngrihet pallati midis vitit 2005 dhe 2020, duke e ndërtuar dhe duke e rinovuar atë. Ata konfirmuan shumë nga akuzat në videon Navalny – duke përfshirë edhe atë se pallati po rindërtohej pjesërisht për shkak të një infektimi të mykut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çfarë thonë ndërtuesit

Stanislav (jo emri i tij i vërtetë) tha se ai kishte ardhur për të punuar në vendin e ndërtimit në vendpushimin e Detit të Zi Gelendzhik në vjeshtë. Pallati kishte shumë mbetje të dekorit luksoz të treguar në filmimin e Navalny, por mobiljet ishin zhdukur kryesisht. “Shkalla [e bollëkut] kishte qenë e pabesueshme. Më vonë shumica e pallatit ‘u zhvesh nga luksi’ dhe u la veç betoni,” i tha ai BBC Rusisë.

Problemi i mykut u shfaq në video dhe Navalny pretendoi se pallati po i nënshtrohej rindërtimit për shkak të tij. Dy ndërtuesit thonë se e panë vetë mykun. “Muret dhe tavanet ishin të mbuluara me myk. Thjesht myk i zakonshëm – jeshil. Në vende kishte edhe njolla të zeza. Kishte prekur të gjithë ndërtesën. Ne ishim të tronditur,” i tha Stanislav për BBC.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb