BRITANI E MADHE

Një nga kamerierët e mbretëreshës Elisabeth II është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “The Sun”, e cila shkruan se një kamerier i cili qëndron shumë pranë mbretëreshës ka dalë pozitiv pas analizës së COVID-19.

Djali, i cili ka për detyrë të nxjerrë shëtitje qentë e mbretëreshës dhe t’i servirë asaj vaktet është dërguar menjëherë në shtëpi dhe ndodhet në vetëizoli.

Një javë më parë edhe djali i mbretëreshës, princi Charls doli pozitiv ndaj testit t ë koronavirusit dhe ndodhet në vetëizolim. Ndërkohë mbretëresha Elisabeth dhe mbreti Pilip nuk ndodhen në pallatin mbretëror por janë larguar në kështjellën, Windsor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb