Një pallat në Bulqizë rrezikon jetën e 45 banorëve që jetojnë aty, për shkak të tërmetit që ra para dy ditësh, me magnitudë 4.9 të shkallës rihter.

Gazetari Enver Doçi në një lidhje live për News24 tha se policia e shtetit ka vendosur një shirit në këtë pallat, ndërsa është kërkuar që banorët të largohen nga aty. Ndërkohë ky pallat është dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës, ku u vendos për 2 javë shiriti ku tregohej se ai ishte i pabanueshëm.

Por duke qenë se disa banorë nuk pranuan të largoheshin nga banesat e tyre, ata u rikthyen në pallat, ndonëse iu rrezikohej jeta. Siç shihet dhe nga pamjet, pallati është dëmtuar dhe është shpallur i pabanueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: