Banorët e një pallati shumëkatësh në Durrës kanë protestuar sot para bashkisë, për punimet pa cilësi që janë bërë në godinën e tyre.

Ndërtesa 11 katëshe, që ndodhet pranë ish-URT-së, rezultoi me dëme DS4 nga tërmeti i 3 viteve më parë. Godina i është nënshtruar riforcimit, që ka përfunduar në muajin prill. Por sipas banorëve, punimet janë difektoze. Thonë se nuk kanë energji elektrike në ambientet e përbashkëta, ndërsa në katet e para punimet lënë shumë për të dëshiruar.

Pavarësisht se e kanë ngritur zërin disa herë dhe i kanë parashtruar ankesat e tyre në bashkinë e Durrësit, ato kanë rënë në vesh të shurdhët deri tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb