I shpallur i pabanueshëm si pasojë e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërtesa e njohur si ‘pallati i bardh’ në fshatin Halil të Fushë-Krujës, vazhdon të shërbej si strehë. Shumë prej familjeve kanë ikur por jo të gjithë.

Në pamundësi për të përballuar qirat e shtrenjta dhe i pa asistuar ekonomikisht me bonus qiraje Astrit Qose ka vendosur të bashkëjetoj me rrezikun teksa jeton ende në banesën e tyre që ndodhet në katin e dytë të godinës që ekspertët e kanë shpallur të pabanueshme.

Ai thotë se ka kërkuar ndihmë nga njësia administrative dhe bashkia, por deri tani askush nuk i ka ofruar ndihmë. Astrit Qose jeton në pallatin e rrezikuar nga dëmtimet sebashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, teksa pret që dikush nga strukturat e pushtetit lokal ta ndihmoj me një strehë që t’i shmanget rrezikut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb