DURRËS

Dy persona, kalimtarë të rastit kanë mbetur të plagosur pasi një pemë palme ra mbi trotuar duke i zënë poshtë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj e cila ka qenë vendin e ngjarjes ka siguruar për “BalkanWeb” momentet e para pas incidentit që përfshiu qytetarët në qendër të Durrësit, në sheshin “Azem Hajdari”. Dy burrat që janë plagosur shihen të fashuar me mjete rrethanore nga qytetarët, ndërsa gjaku shkon rrëke.

Deri në momentin që vjen ambulanca janë kalimtarë të rastit dhe persona që punojnë në zonë që iu kanë ofruar ndihmë. Fatmirësisht lypësja dhe fëmija i vogël që ndodheshin aty kanë shpëtuar mrekullisht. Një pjesë e palmës ka rënë mbi një motor. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: