NGA ESIDO BARKAJ*
Një nga veprimet e para që bëri qeveria e vendit sapo erdhi në detyrë, në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve hoqi të gjitha tabelat reklamuese që ishin vendosur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Por në muajin shtator të vitit 2014, në këtë aks rrugor u mbollën palma.
E në fakt duket bukur rruga ashtu, por ekspertët e sinjalistikës rrugore shprehen se këto palma janë burim aksidentesh. Distanca mes palmave dhe aksit rrugor është 3 metra, kur duhet të ishte 6 metra. Synimi i qeverisë është që të ecim me hapat perëndimore.
Në fakt a ka ndonjë rrugë të tillë në Europë? Nëse qeveria kërkon që të ulë numrin e aksidenteve në vend, mesa duket palmat dekorative nuk janë zgjidhja e duhur. Siç pohojnë edhe ekspertët, ose të ndryshojë rruga ose palmat të shkulen, pavarësisht se kanë kushtuar 600 mijë euro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: