I Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë kishte për qëllim mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike.

“Normalizimi ekonomik duhet të mundësojë normalizimin politik të marrëdhënieve. Unë isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me (Miroslav) Lajcak, (Aleksandar) Vuçiq dhe (Avdullah) Hotin. Unë thashë që Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga BE dhe nuk do ta përfshija Bosnjën dhe Hercegovinën në ato procese fare. Ajo që po ndodh me Republikën Srpska është një çështje e brendshme e BeH dhe ky është angazhimi edhe i Vuçiç”, ka thënë Palmer, raporton Dnevni Avaz.

Kur u pyet për deklaratat e Milorad Dodik në lidhje me “statuset e Kosovës dhe Republikës Srpska”, ai theksoi se për Shtetet e Bashkuara, siç tha ai, “nuk ka krahasim përkatës të Kosovës dhe RS”.

“Kosova është një shtet dhe ne kemi marrëdhënie diplomatike me ta. Sa për RS, korniza për të ardhmen politike u krijua nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit dhe kjo është e ardhmja e BeH, e cila është e pavarur dhe ka integritetin e saj territorial. Ajo e ardhme është më e mira për njerëzit në RS, por gjithashtu për të gjithë në BeH”.

“Ne do të dëshironim shumë të shihnim një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të hapte rrugën për në BE”, citohet të ketë thënë më tej Palmer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb