Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer deklaroi se prioritet i SHBA-së mbetet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Emërimi im nga presidenti Trump, nënvizon se SHBA janë të pranishme për të ndihmuar, Kosova nuk mund të mbetet jashtë zgjidhjes. Kosova nuk mund të mbetet e izoluar. Zgjidhja një herë e përgjithmonë mes Kosovës e Serbisë, mbetet prioritet”, ka thënë Palmer gjatë një takimi me të rinjë kosovarë.

Teksa komentoi për zgjedhjet e 6 tetorit, Palmer tha se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin dhe se SHBA përkrahë këto ndryshime. “Sytë e botës do të shikojnë se çfarë do të bëjë Qeveria e re. Nuk shohim ndonjë mundësi për të ardhmen për Kosovën pa u normalizuar marrëdhëniet me Serbinë”, theksoi zyrtari amerikan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: