Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer bëri një deklaratë të fortë, ndërsa pohoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiçi këtë vit mund të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ndërsa kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, Palmer nuk e sheh këtë si një çështje për të cilën Kosova është e gatshme të angazhohet. “Unë besoj se ka zona shumë më produktive për diskutim në këtë kohë që duhet të adresohen”, tha ai. Në të njëjtën kohë, diplomati amerikan në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka thënë se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë, siç kanë bërë deri më tani, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

Pas vizitës në Prishtinë, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer ka qëndruar në Beograd, para takimit të paralajmëruar gjatë këtij muaji në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel, për të rifilluar dialogun. I pyetur se çfarë është arritur gjatë këtyre vizitave dhe takimeve me krerët e dy shteteve, ai tha ka edhe shumë punë për të bërë, “por ne do të dëshironim të shihnim të dy palët që sërish seriozisht të angazhohen në procesin që do të çojë në një marrëveshje dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe t’iu hapë rrugën Evropës.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në negociata, por ne jemi aktorë dhe partnerë të përfshirë në proces. Unë punoj ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE Miroslav Lajçak, dhe ne të dy punojmë ngushtë me Beogradin dhe Prishtinën për t’i ndihmuar ata të identifikojnë fushat ku duhet të punojnë.
Ai mendon se është absolutisht e mundur që Kurti dhe Vuçiç gjatë këtij viti të nënshkruajnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Mendoj se kjo është absolutisht e mundur. Por, u takon atyre dhe ajo që ne do të dëshironim të bënim është t’i inkurajojmë ata që të përfshihen. Si Presidenti Vuçiç ashtu edhe Kryeministri Kurti kanë mbështetje të fortë politike, ata janë në gjendje të përfshihen seriozisht në të gjithë procesin, të identifikojnë pjesët ku mund të arrihet një marrëveshje dhe të ndihmojnë të gjithë procesin të ecë përpara”, tha ai.

Mes të tjerash ai theksoi se qëllimi i dialogut është normalizimi i plotë i marrëdhënieve.
“Kjo është ajo që është e nevojshme në mënyrë që të rivendoset perspektiva evropiane për të cilën aspirojnë Serbia dhe Kosova. Dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht këtë. Vizioni ynë për Ballkanin Perëndimor është një rajon i qëndrueshëm, paqësor, prosperues dhe i përfshirë plotësisht në BE dhe unionin Euro-Atlantik. Sa i përket asaj që do të nevojitet për këtë, do të duhet vullneti për t’u ulur dhe për të punohet për këtë, për të identifikuar pikat e nevojshme të kompromisit dhe të shkohet përpara. Sa i përket Shteteve të Bashkuara, ne e shohim njohjen e ndërsjellë si një epilog që në fund e lë këtë temë në të kaluarën dhe i vendos Serbinë dhe Kosovën në një pozicion për të ecur përpara. Por do të duhet kohë dhe do të jetë punë e vështirë”, tha ai.

Palmer ka folur edhe për “non-paper” që rrodhën në media kohët e fundit, sipas të cilave parashihej ndryshimi i kufijve në Ballkan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: