TIRANE-Nënkryetari i PD-së Edi Paloka përmes një statusi në ‘Facebook’ deklaroi se drejtësia është në kolaps, ndërsa sulmoi edhe Vasilika Hysin, duke e cilësuar atë si avokate të Ramës.

Mes të tjerash demokrati tha se edhe në diktaturë, gjykatat funksiononin qoftë dhe formalisht, ndërsa shtoi se: “Në “shtetin” e Ramës dhe Vasilikës nuk paska nevojë”.

REAGIMI I PALOKËS
Drejtësia ne kolaps. Del ne skene prape avokatja e kauzave te deshperuara: Nuk ka asnje problem qe vendi eshte pa Gjykate Kushtetuese, madje nuk ka problem po mbeti dhe pa Gjykate te larte…
E kam shkruajtur ne nje tjeter status qe Rama përdor dy “avokate” per çështjet e pambrojtshme. Te parin përdor Ballen qe ka pafytyrësinë si tipar dallues dhe kur çështja është aq e rende sa as i pafytyri nuk e merr përsipër, nxjerr “juristen” qe e ka vene nënkryetare Parlamenti vetëm qe ta përdor kur i duhet.
E vene përballë një gazetareje mbreme, përfaqësuesja e Rames beri te paktën dy deklarata skandaloze me qetësi absolute.
E pyetur per mosfunksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe rrezikun qe kjo situate te verifikohet dhe me Gjykaten e Larte, avokatja e Rames u pergjigj me qetesi se asnje problem nuk krijohet…
Edhe ne diktaturë, gjykatat funksiononin qoftë dhe formalisht. Ne “shtetin” e Rames dhe Vasilikes nuk paska nevoje…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: