Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama sot në Elbasan, ku ky i fundit foli për të ardhmen e PS-së dhe platformën “Deputeti që duam”.

Nga selia e PD-së, Paloka theksoi se prej vitesh PS është kthyer në organizatë kriminale dhe një kosh plehrash.

“Gjatë gjithë historisë së tij, edhe sikur ta kishim paguar ne. S’do të bënte gjë më të gjetur se sa ajo që bëri sot. Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale dhe në kosh të plehrave. E dimë të gjithë se ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja, t’ja prezantonte të ardhmen e Rilindjes në një vendgrumbullim plehrash, s’mund të kishte. Halli i tij është dhe më i madh.”, tha Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb