TIRANE- Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku ky i fundit pohoi se sot do të depozitonte prova të reja kundër Bashës për 3.4 milionë eurot.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka tha se Balla po përpiqet të hedhë baltë kudo për të shpëtuar. Po ashtu ai tha se Balla, që e cilëson ‘derrkuc’ pretendon sipas tij të shpëtojë nga shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës.

“Derrkuci me Yaris i zhgërryer në baltën e krimit, po përpiqet të shpëtojë duke hedhur baltë kudo. Derrkuci shpreson se do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës. Por nuk ka njeri që mund ta shpëtojë. Derrkucët, Tahirët, Habilët, Balilët, Xhafajt do përfundojnë shpejt atje ku e meritojnë. Shqipëria do të çlirohet shpejt nga llumi i kësaj bande të ndyrë”, shkruan Paloka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: