Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas përgjigjes së PS në komitetin politik për reformën zgjedhore se tryeza nuk mund të mblidhet të hënën kur kërkoi opozita pasi është ditë pushimi dhe OSBE ka siguruar të martën sallën.

Në një postim në “Facebook”, Paloka akuzon kryeministrin Edi Rama për zvarritjen e reformës zgjedhore dhe thotë se kanë para për Knut Fleckenstein dhe jo për zgjedhoren që është kusht për integrimin.

POSTIMI I PLOTË

Çdo justifikim banal është i mirë për Ramin , mjafton që të zvarrisë sa të mundet Reformën Zgjedhore.

Kërkesën e përfaqësuesve të opozitës për të mbledhur tryezën të hënën, Rama (nëpërmjet Gjiknurit) e ka kundërshtuar me dy “argumente”, justifikime qesharake;

Ky qafir që në një ditë të shenjtë për myslimanët, siç është festa e Fiter Bajramit, kërkon të tallet duke marrë rolin e Padishahut që ka në dorë t’i lejojë ose jo lutjen tradicionale, qenka kujtuar se e hëna është pushim dhe përfaqësuesit e tij nuk mund të privohen nga kjo “e drejtë”… E pas kësaj vjen dhe justifikimi tjetër, për pamundësinë që të paguajnë për të marrë një sallë në Pallatin e Kongreseve!!!

Kanë para për t’i lidhur pension suplementar dhe Knutit që “do na ndihmojë për integrimin” duke këshilluar Ruçin, po nuk kemi për Tryezën Zgjedhore që është kusht i BE për integrimin. Vazhdo zvarritu Edvin …

Paloka Fb
Paloka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb