TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një prononcim për mediat denoncoi një sjellje mafioze, siç e quajti ai kërcënimin e kandidatatit për Bashkinë e Pogradecit, Eduard Kapri.

Sipas Palokës, Kapri është kërcënuar që të tërhiqet nga gara për Bashkinë, ndërsa tha se garon përballë një kandidateje të LSI-së.

“Eduard Kapri është kërcënuar 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kur të dhënat flasin për fitoren e tij në Pogradec. Pasi kanë dështuar në të gjithë përpjekjet e tyre ju ka mbetur vetëm një zgjidhje, të mos ketë zgjedhje. I bëjmë të ditur Ilir Metës dhe ortakut të tij Rama se PD i mban ata të dy përgjegjës, nëse një fije floku i preket kandidatëve tanë e cdo njeriu të përfshirë në këtë proces”.

META: TË HETOHET PRETENDIMI, TË NDËSHKOHEN PËRGJEGJËSIT
Kryeparlamentari Ilir Meta ka dënuar sot kërcënimin e kandidatit të APPD-së në qytetin e Pogradecit, siç pretendon Partia Demokratike, e cila denoncoi rastin me anë të kreut të grupit të PD-së, Edi Paloka.
Meta shprehet se, “Duhet të hetohet pretendimi dhe të ndëshkohen përgjegjësit. Kandidati Eduard Kapri duhet të vazhdojë garën, ne i urojmë suksese”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: