TIRANE- Opozita do ta rishikojë marrëdhënien e kushtëzuar, të mbajtur deri tani ndaj parlamentit, në varësi te qëndrimit që maxhoranca do të mbajë nesër në Kuvend ndaj dy kërkesave të saj: dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli dhe ngritjes së komisionit hetimor për marrëveshjen me kompaninë CEZ.

“Pas vendimit që do të marrë nesër parlamenti ne do të ndërmarrim dhe hapat e mëtejshëm për qëndrimin tone në vijimësi ndaj tij”, deklaroi sot Edi Paloka, kryetar i grupit demokrat, në përfundim të mbledhjes së përjavshme.

Duke komentuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve për dërgimin në Kushtetuese të mandateve të deputetëve Leskaj dhe Suli, Paloka tha se maxhoranca u detyrua më në fund të eci në anën e Kushtetutës, pasi deri dje ka qënë haptazi në kryerjen e një krimi kushtetues.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se u arrit hapi i parë i konsensusit, pasi mazhoranca u tërhoq në lidhje me qëndrimin e saj për mandatet e dy deputetëve, Leskaj dhe Rakip Suli.

Fill pas përfundimit të takimit me grupin e PD-së, Paloka theksoi se mazhoranca u tërhoq nga qëndrimi i saj pas presioneve të opozitës dhe ndërkombëtarëve.

“Grupi diskutoi për diskutimin në Këshillin e mandateve. Mazhornaca u detyruar më në fund të eci në anën kushtetuese, pasi deri dje ka qenë haptazi në kryerjen e një krimi kushtetues, për të mos zbatuar vendimet e Kushtetueses për dy deputetët. Ata u tërhoqën me opinionin dhe të ndërkombëtarëve. Ky është hapi i parë, pasi beteja për këtë është alogjike. Ne këto kushte jemi, ndaj ju ftojmë për zbatimin e Kushtetutës në parlament.”, tha Paloka.

Sakaq, duke përdorur ironinë, deputeti i djathtë pohoi se letrat personale të deputetëve Leskaj dhe Suli që u dërguan në Kushtetuese, përdoret për të fshirë fytyrën e ndotur të mazhorancës.

“Edhe njëherë e përsëris që maxhoranca e tërhoq. Maxhoranca, mender nesh nuk është në pozita shumë të mira, pasi dihet pozita e Ramës që s’do ti çojë këto dy çështje në gjykatë. Duket që ajo letra personale e deputetëve përdoret për të fshirë fytyrën pak të ndotur të mazhorancës. Ajo u tërhoq nga ky krim kushtetues. Por ndërkohë, ikja nga një krim kushtetues nuk e frenon shkuarjen në një tjetër. Mazhoranca nuk ka pranuar ngritjen e komisionit hetimor, duke nxjerrë justifikime që nuk kanë asnjë bazë ligjore. Grupi parlamentar i PD do të marrë vendimet e tij. Vendimin mazhoranca e merr nesër, dhe Kuvendi duhet të votojë për dërgimin e mandateve të Leskajt e Sulit në kushtetuese”, theksoi ai.

Prononcim për mediat i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Paloka
Grupi u ndal gjërësisht në diskutimin e bërë sot në Këshillin e mandateve . Ju jeni në dijeni të faktit që mazhoranca u detyrua më në fund të ecë në anën kushtetuese pasi deri dje ka qenë haptaz në kryerjen e një krimi kushtetues, duke mos pranuar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çuarjen e cështjes së dy deputetëve të mazhorancës në gjykatë. Nga ky akt, pra më në fund janë tërhequr por sigurisht jo me dëshirë, por nën presionin e opozitës dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Pra hapi i parë është arritur mund të konsiderohet ose jo, një fitore e jona. Them jo, sepse mazhoranca është e detyruar të zbatojë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të bësh beteja për këtë çështje, është allogjike megjithatë në këto kushte jemi dhe për pasojë jemi të detyruar të luftojmë për zbatimin e Kushtetutës në Parlament, megjithatë ky hap tashmë duket i realizuar. Më në fund, mazhoranca është terhequr nga krimi kushtetues dhe ka marrë vendimin që ti dorëzojë në Gjykatën kushtetuese deputetët e saj.

Por ka një ngërç jurdik aty që është sqaruar dhe nga kolegët e mi sepse kuptohet që mazhoranca nuk është në pozita shumë të mira, pasi dihet këmbëngulja e Ramës për të mos i dërguar në Gjykatë Kushtetuese të dyja çështjet. Pas kësaj tërheqjeje, duket që ata përpiqen të bëjnë një shpëlarje, po është cështje e tyre. Duket pra, se ajo letra personale e dy deputetëve përdoret për të fshirë fytyrën e ndotur të mazhorancës në këtë rast. Për ne, rëndësi ka që, me justifikim ose pa justifikim, mazhoranca u detyrua të tërhiqet nga ky krim kushtetues. Por ndërkohë me zhvillimet e reja duket se ikja nga një krim kushtetues nuk po e frenon të shkojë drejt një tjetër krimi kushtetuesm, që është ai i mospranimit të komisionit hetimor për CEZ. Siç e dini, çështja e CEZ është afera më e madhe korruptive e këtyre viteve në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës , ku Edi Rama është direkt përgjegjës, është direkt i lidhur, pra një çështje korruptive që nxjerr direkt para publikut kryeministrin Rama.

Do marrë pjesë opozita të premten tek komsioni i reformës për drejtësi?
Unë po ju them që jemi prapë përballë prapë një krimi. Vendimin e merr mazhoranca nesër në parlament pasi nuk ka pranuar me justifikime aspak të qënësishme ngritjen e komisionit hetimor, një nga çështjet që e ka bërë të qartë Gjykata kushtetuese në Maj të vitit 2014, dhe që e kemi realizuar pas një marëveshje në Dhjetor të 2014, edhe me mazhorancën aktuale. Po i rikthehemi prapë një historie të vjetër ku mazhoranca përpiqet të pengojë ngritjen e komisioneve hetimore me justifikime që nuk kanë asnjë bazë ligjore, për më tepër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në Maj të 2014. Ky kthim pas, na çon prapë në pozitat e shkeljes së Kushtetuës nga mazhoranca, të një krimi kushtetues dhe sigurisht që grupi parlamentar i PD do të marrë vendimet e tij.

Pra keni kushte të tjera?
Kush foli për kushte. Mua më pëlqen kur gazetarët përsërisin qëndrimet e politikanëve. Kushte të opoztës nuk ka. Kushtetuta është i vetmi kusht që ne kemi. Këtu ligjet janë të vetmet kushte që ne kemi. Po ju ripërsëris që ikën nga një krim kushtetues dhe po kalojnë në një krim tjetër kushtetues. Vendimin mazhoranca e merr nesër pasi nesër, parlamenti në senacë duhet të votojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuesë të mandateve të dy deputetëve, pra papajtueshmërinë e mandateve të dy deputetëve të mazhorancës, dhe njëkohësisht duhet të votohet për ngritjen e komisionit hetimor të CEZ që është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie dhe që lidh direKt Edi Ramën me këtë akt korruptiv. Kjo është e vetmja arsye pse mazhoranca nuk pranon ta miratojë këtë komision dhe të kalojë në një krim tjetër kushtetues.

Do të thotë do të prisni deri nesër?
Do të thotë që pas vendimit nesër në parlament ne do të marrim një vendim si grup, për të gjitha hapat e tjerë të opozitës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: