BULQIZË-Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka denoncoi pak më parë një incident në Bulqizë ku sipas tij militantë të LSI-së kanë grabitur nga furgoni i KZAZ-së një kuti votimi.

Në një prononcim për media Paloka u shpreh se militantët kanë ndalur furgonin që po transportonte kutitë e votimit pas mbylljes së procesit dhe kanë marrë prej tij kutinë e Gjurasit. Ata janë penguar nga anëtarët e Partisë Demokratike.

“Një grup prej disa militantësh së LSI kanë grabitur kutinë e votimit të Gjurasit që ka qenë duke u transportuar me fugonin e kazaz por militantët kanë ndalur furgonin dhe e kanë transferuar në një “Fuoristradë” të tyre. Rezulton që militantët e LSI janë edhe të armatosur dhe në makine tyre gjenden armë pa leje. Policia nuk pranon ti kontrollojë anëtarët e PD janë të vendosur e kanë bllokuar dhe po presin që kazaz të marrë kutinë e. Kjo mazhorancë kjo qeveri nuk ka hequr dorë për të manipuluar zgjedhjet por tregon edhe vendosmërinë tonë për mos lejuar asnjë milimetër cenim të votës së qytetarëve shqiptarë. Për këtë rast është informuar prokuroria dhe vëzhguesit. I bëjmë thirrje Edi Ramës dhe Ilir Metës të dorëzohen para votës së qytetarëve.”- u shpreh Paloka.

SPAHIU: PD U MUNDUA TË BLLOKOJË MAKINËN ME KUTINË
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i LSI-së Përparim Spahiu. Ai ka akuzuar PD-në se kjo forcë politikë kërkon që ta paraqesë Bulqizën si problematike.
“PD u mundua të bllokojë makinën me kutinë. Ishte furgoni i fundit me dy kuti nga zonat e largëta”, tha Spahiu për “News 24”.

(a.n/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: