TIRANE – “Largimi i Xhafajt është arritje e përpjekjeve të pandërprera të PD,” thotë deputeti deputeti demokrat Edi Paloka.

Sipas tij, largimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm është ishte hap i domosdoshëm për luftën ndaj krimit.

Në një status në Facebook, Paloka shkruan se “tani radhën e kanë Taulant Balla, Vangjush Dako e Saimir Tahiri”.

Statusi i plotë

Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit. Largimi i tij është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin. Tani është rradha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge. Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: