TIRANE – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka denoncoi sot Policinë e Shtetit për dhunimin e qytetarëve që protestojnë për të drejtat e tyre. Duke iu referuar shoqërimit që policia u bëri mbrëmjen e djeshme studentëve grevistë në Fakultetin e Infermierisë, Paloka tha se “policia po dhunon qytetarët e pafajshëm, ndërsa nderon banditët me eskorta”.
“Rama u është përgjigjur me dhunë dhe burg qytetarëve të Kamzës që protestonin për energjinë. Studentët që protestonin për të drejtat e tyre janë dhunuar dhe poshtëruar sikur të jenë armiq të këtij vendi. Kjo është policia e Ramës, kundër qytetarëve shqiptarë. Policia që dhunon fëmijë, qytetarë të pafajshëm në rrugë, por nderon banditët dhe u vë eskorta. Duke u bërë një paralajmërim këtyre të mos vazhdojnë më tu binden urdhrave politik të Ramës dhe Tahirit. Kushdo që do të zbatojë urdhra politikë, do të mbajë përgjegjësi personale, duke filluar nga më i fundit deri te kreu i policisë. Qytetarë mos prisni që dhuna dhe fatkeqësia t’ju vijë tek dera e shtëpisë, por të reagojmë”- deklaroi Paloka.policia rreh qytetarin denincimi
Deputeti demokrat, Paloka shprehu mbështetjen për një qytetar, i cili pretendon se është shoqëruar në komisariat dhe është dhunuar pa asnjë motiv, vetëm sepse ndodhej rastësisht në një zonë të Kamzës, ku banorët po protestonin për rikthimin e energjisë elektrike.
“Isha krejt rastësisht në zonë. Më futën krahun dy civila, më çuan në komisariat. Më ofenduan, më shanë, më qëlluan”- deklaroi qytetari, ndërsa tregoi edhe disa fotografi ku dukeshin shenjat e dhunës të fytyrën e tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: