Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, publikon një video-mesazh në ‘Facebook’, ndërsa shkruan se qeverisja e Edi Ramës do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”.

Sipas numrit dy të PD, për të pasuruar disa banda, Rama tradhtoi interesin e shqiptarëve, duke shtuar se kanabisi është investimi i tij kryesor për të mbajtur pushtetin.

“Kanabisi është investimi kryesor i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organziuar. Qeverisja e tij do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”. Për të pasuruar disa banda që i përdor në zgjedhje, Edi Rama tradhëtoi interesin e shëiptarëve. Në vend të punojnë tokën, të rinjtë punojnë në plantacionet e hashashit dhe pastaj vriten me plumb pas koke. Këtë te keqe duhet dhe do ta largojmë më 25 Prill. ?”, shkruan Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb