TIRANE- Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me raportin vjetor të Antidrogës Italiane të publikuar nga Zëri i Amerikës, ku Shqipëria rezultonte vendi i origjinës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ demokrati thekson se ky është imazhi që Rama i ofron Evropës për Shqipërinë, ndërkohë që merr ministrin e Brendshëm me vëllain kryetrafikant për ta nxjerrë ne foto me Merkel.

REAGIMI I PALOKËS
“Forca e krimit” ne majat e saj.
Ndërkohë qe klouni kryeministër fut kokën e tij dhe te Xhafajt neper foto me personalitete te botes demokratike ne Bruksel, Shqipëria vazhdon te renditet e para ne listat e zeza te krimit.
Jo me larg se dje, “Zëri i Amerikës” bënte publik raportin vjetor te Antidrogës Italiane ku Shqipëria rezulton vendi i origjinës për marijuanen qe ka pushtuar Italine dhe Evropën. 90 ton te kapura ne Itali vetëm per vitin 2017.
“Shqiptaret zënë vendin e pare ne rrjetet kriminale te huaja te narkotrafikut” -thotë raporti sipas VOA.
2 mije shqiptare janë arrestuar ne Itali vetëm gjate vitit 2017 per trafik droge.
Po nuk mjaftohet me kaq , sipas raportit “grupet kriminale shqiptare te lidhura me Ndragheten, kane rol kyc ne trafikimin e kokaines…”
Po raporti i Antidroges Italiane i jep pergjigje dhe propagandes shterpe te “Rilindjes” qe eshte perpjekur si ne cdo gje tjeter, te paraqese nje tjeter realitet duke deklaruar se gjate qeverisjes se PD ka qene e njëjta situatë.
Raporti vlereson se 94 rastet e raportuara te trafikimit te droges jane me te lartat ne dekaden e fundit, nderkohe qe vlera me e ulet shenoheh ne 2011 me 49 raste”
Ky është imazhi që Edvin Rama i ofron Evropes per Shqipërinë ndërkohë qe merr ministrin e brendshem me vëllain kryetrafikant, ne burg ne Itali, për ta nxjerrë ne foto me Merkel qe t’ju a servire shqiptareve si kredenciale për qeverinë e tij.
Po tashme boja i ka dale me kohe dhe parate e droges, mund te blejne heshtje ambasadoresh por nuk mund te sherbejne per te mashtruar gjithe perendimin.
Kllounit te krimit po ja numerojne ditet dhe oret..
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: