Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka replikuar me Ramën duke i kujtuar se kontributet që Basha dhe Berisha kanë dhënë për Kosovën në çdo kohë njihen dhe vlerësohen nga çdo qytetar shqiptar.

Ai akuzon kryeministrin se po flet për Kosovën ndërkohë që projektoi ndarjen e saj, e përdori për interesat e tij si dhe ndërkohë që rrinte krah Vuçiçit poshtëronte lidershipin politik të Kosovës e heronjtë e UÇK.

Madje Paloka thotë se nuk është rastësi që në kohën që Rama ka qenë kryeministër në Shqipëri, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje, por vetëm ç’njohje.

 

STATUSI NGA EDI PALOKA

Guxon e flet per Kosoven ai qe projektoj ndarjen e saj.

Flet per Kosoven ai qe ne krah te  sivllaut te tij Vucic ,  lobonte me fort se serbet per ti kaluar Mitrovicen e Veriut , Serbise.

Flet per Kosoven ai qe puthej e pllaquritej me zedhenesin e Milloshevicit ne te njejten kohe qe poshtronte lidershipin politik te Kosoves e heronjte e gjalle te UÇK !

Mendon se e kane harruar shqiptaret ketej e andej kufirit se perpara se ti dergonte neper gjykata Serbia ishe ti Edvin qe hapje gjyqe per drejtuesit politik te Kosoves !

Rama edhe Kosoven e keqperdori vetem per interesa te tij . Nuk eshte rastesi qe  nen qeverisjen e Rames ska patur asnje njohje , po vetem cnjohje te Kosoves.

Sa per kontributin e Lulzim Bashes e dijne mire gjithe qytetaret e Kosoves e ta thane publikisht lideret e saj politik  duke nisur nga Thaci per te cilin ben sikur te dhimbset sot.

Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per Kosoven njihet dhe vleresohet sot nga cdo qytetar i saj, si gjate luftes, ne shpalljen e pavarsise dhe njohjen e saj nderkombetare.

Ndersa ti Edvin je tanime i damkosur si tradhetar per cdo shqiptare ketej e andej kufirit.

Turp qe sot po e perdor prap Kosoven jo per ta ndihmuar por thjesht per te hequr vemendjen nga situata jashtzakonisht e rende  ne Shqiperi, per te cilen je ti dhe vetem ti pergjegjes!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb