Për opozitën arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve është mungesa e shpresës. Nënkryetari i Partisë Demokratike bën përgjegjese qeverinë jo vetëm për fluksin e azilantëve, por dhe për qëndrimet kërcënuese ndaj Bashkimit Europian. Edi Paloka thotë se zgjidhja si për shqiptarët ashtu edhe për Europën është largimi i kësaj qeverie. Ky është rasti tipik i krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.

NGA ELDA MENGA*

TIRANË-Për sa kohë qeveria e Edi Ramës nuk ngjall më asnjë shpresë, opozitarët janë të bindur se shqiptarët do vijojnë të largohen nga vendi.

“Arsyet janë korrupsioni varfëria, papunësia dhe një qeveri që nuk ngjall asnjë shpresë për qytetarët. Deri sa këto arsye të vijojnë të ekzistojnë shqiptarët do vijojnë të ikim me apo pa viza me rrugë ligjore apo jo ligjore”.

Nënkryetari demokrat thotë se Edi Rama po mban qëndrim armiqësor jo vetëm me qytetarët e tij, por edhe europianët. Për Edi Palokën qëndrim të tillë kërcënues, kryeministri mbajti edhe në Samitin e Vjenës.

“Vijon ta kërkojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, jo si rezultat i plotësimit të disa standarteve, por duke i bërë presion dhe duke kërcënuar Europën. Kërcënimet vijuan edhe në këtë Samit në mënyrën më absurde. Ju thotë europianëve ju duhet të më pranoni kështu përndryshe ne bëhemi bazë e terrorizmit, ndryshe ju tha se ne fillojmë luftrat në Ballkan, o na pranoni kështu sic jemi ose rrezikojmë Europën”

Mënyra se si kryeministri shqiptar kërkon të imponohet të huajve nuk ka lidhje me mentalitetin Europian, thotë nënkryetari demokrat.

“Por nuk i ngjan më as atij të Enver Hoxhës, më tepër i ngjan Kimirsenit sot, sesa diktatorëve të tjerë. Janë qëndrime të një cmenduri që mendon se do mund të detyrojë Europën të veprojë në kundërshtim me parimet dhe vullnetin e saj, për të realizuar qëllimet dhe interesat e një kryeminsitri si Edi Rama. Ja tha qartazi Hahn, Europa nuk është futja në cerdhen e saj, duhen plotësuar kushtet, kjo do të thotë të hysh në Europë, jo thjesht politiksht të thonë hajde se po na kërcënon se mund të kthehesh në vend terrorist apo se mund të plasë prapë lufta në Ballkan”.

Paloka shprehet se pasojat e një kryeministri të papërgjegjshem i vuajnë të gjithë, ndaj thekson ai, jo vetëm shqiptarët duhet të shpëtojnë nga një kryeministër i tiillë, por edhe europianët.

“Pasojat e një kryeministri të papërgjegjshëm, i vuajnë qytetarët e këtij vendi, ndaj e them si për ne qytetarët shqiptarë dhe Europën ka vetëm një alternativë, largimi i kësaj qeverisë, se si, kur dhe me cfarë mënyrë këtë nuk mund ta them unë sot koha do të tregojë”

E teksa shtatori po troket, demorkratët po përgatiten për kundërshtim me cdo mjet te iniciativave të maxhorancës qeverisëse, të cilat bien ndesh me interesat e qytetarëve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: