TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka në shënjestër të sulmeve të tij ka vënë sërish kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka ironizon faktin që kreu i qeverisë Rama nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen që po ‘zihen’ këto ditë, siç është dëshmia e ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu.

Ky i fundit denoncoi publikisht se ishte kërcënuar me pistoletë nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rrahja. Paloka pyet Ramën se pse po hesht akoma që t’i dalë në mbrojtje kësaj çështje, pasi sipas tij kjo nuk është hera e parë.

“Pse po hesht akoma ?! Nxirre koken, mjaft perdore sherbetoret !
Fol! Nuk do jete as krimineli , as perdhunuesi i pare qe mbron.
Apo po pret te pastrojne sa te mundin sherbetoret dhe ata qe ke leshuar neper zyra.
Nuk te pastrojne dot. E gjithe kjo eshte felliqesi e jotja!”, shkruan Paloka.

42629455 1993399667624676 4689745425534550016 N
42629455 1993399667624676 4689745425534550016 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb