Drejtuesi politik i Qarkut të Durrësit, Edi Paloka, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 17 në Durrës.

Paloka u shpreh se PD do të mbajë fjalën për çdo premtim që ka bërë, duke shtuar se më 25 prill fiton Shqipëria dhe shqiptarët.

Fjala e drejtuesit politik të Qarkut të Durrësit, Edi Paloka:

Ne nuk mund të nisemi thjesht me faktin që shqiptarët kanë arritur në pikën që nuk e durojnë këtë qeveri, nuk mund të ecim me mllefin dhe inatin ndaj kësaj qeverie. Ne duhet t’ju ofrojmë zgjidhje për problemet e krijuara prej tyre. Ju e keni parë programin e Partisë Demokratike.

Kur themi se do të rrisim pagat e arsimtarëve apo mjekëve apo do dyfishojmë pensionet, të rrisim minimalisht çdo vit 5% pensionet dhe pagat, nuk janë fjalë në ajër, por është çdo gjë e llogaritur dhe argumentuar, ku do të gjehen paratë dhe si do të realizohet ky premtim.

SHQIPËRIA KA MBETUR NË VEND-NUMËRO!

#ShqiperiaFITON

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb