Drejtuesi politik i PD në Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar një takim me banorët e Xhafzotajt. Paloka ka folur për qeverisjen e Ramës duke e akuzuar atë si më të keqen e këtyre 30 viteve.

Paloka tha se programet e Ramës janë mashtrime, madje nuk ka më as fantazi të mashtrojë, teksa shton se premtimet e tij janë si avioni në aeroportin e Kukësit që nuk e preku tokën kurrë.

Sa për aeroportet, qytetarët i thanë Palokës se Rama po i ndërton për t’i larguar teksa kanë ironizuar se kryeministrit i ka dalë boja që kur ai ia hodhi në fytyrë në kohën kur ishte në parlament.

 

TAKIMI I PALOKËS NË XHAFZOTAJ

EDI PALOKA: Ne sot kemi betejn përballë një qeverie që kushdo mund ta quajë pa hezitim qeveria më e keqe që kemi patur në këto 30-vite pluralizëm. Bëri vetëm keq, mendoi vetëm për vete dhe nuk u mjaftua me këtë, por më pas u tall me shqiptarët dhe Rama bën arrogantin me qytetarët të cilët pasi i shkel guxon t’i poshtërojë.”
8-vite kemi mbetur në vend-numëro në çdo fushë, madje në disa vende jemi kthyer edhe mbrapa. Kush dëshiron ndryshimin, voton Partinë Demokratike, sepse ky është një e keqe që duhet zhdukur dhe largimi i së keqes është vetëm hapi i parë. Gjithë këto të këqija që këta na kanë shkaktuar kanë nevojë për zgjidhje dhe nuk mund të mjaftohemi vetëm me largimin e tij me 25 prill. Ne e kemi prezantuar programin e Partisë Demokratike i cili nuk është si programet e Ramës me mashtrime, që as fantazi të mashtrojë nuk i ka mbetur më.”

QYTETARËT: Ramës i ka dalë boja që ditën që ia hodhët ju. Rama bën aeroporte për të na larguar.

EDI PALOKA: Premtimet e Ramës janë si aeroplani në aeroportin e Kukësit i cili nuk e preku kurrë tokën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb