Drejtuesi politik i partisë Demokratike në Qarkut e Durrësit, Edi Paloka, u takua këtë të diel me banorët në zonën e ish-Kënetës, me të cilët diskutoi mbi problematikat e e tyre të shumta.

Mes të tjerash, Paloka deklaroi se askush më shumë se banorët e kësaj zone nuk e ka ndjerë dështimin dhe pasojat e një keq-qeverisje si kjo e Ramës.

“Në 25 Prill jemi përballë me një qeveri që praktikisht ka dështuar në gjithçka. Nuk ka nevojë t’jua tregoj, sepse më shumë sesa ju, nuk e ka ndjerë askush tjetër dështimin dhe pasojat e një keq-qeverisje si kjo e Ramës. Në 8-të vite mendoi vetëm për xhepat tij, mendoi vetëm për të rregulluar 5 oligarkë të lidhur me qeverinë dhe aspak për interesin e qytetarëve të thjeshtë. Pas 8 vitesh që jemi në vendnumëro, për disa gjëra kemi shkuar edhe mbrapa. Jemi në vend numëro në ekonomi, problemet sociale, turizëm, shëndetësi, marrëdhëniet me jashtë. Ata kanë ecur para me milionat e vjedhura. Është rregulluar Elisa nga si ka qenë dhe si është sot, është rregulluar Taulant Balla, është rregulluar Rama por asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për shqiptarët. Pas 8 vitesh marrin guximin dhe japin premtime.

Çfarë ka nisur Rama që do ta mbarojë, përveç vjedhjes që ka bërë 8 vite? Të mbarojë vjedhjet? Të bëjë që të ikin edhe këta pak të rinj që kanë mbetur në këtë vend? Të ikin refugjatë? Sepse vetëm këtë ka nisur ai. Pas 8 vitesh guxon dhe thotë se do rregullojë ato që nuk i bëri për 8 vite. Edhe socialistët e deklarojnë vetë se na ka vajtur aty ku nuk mban më. Kam takuar me dhjetëra prej tyre, dhe sot vijnë e thotë: Dua vetëm të ikë Rama. Nuk ka më Rama cc’tu ofrojë shqiptarëve dhe nuk ka fytyrë më të dalë para shqiptarëve. Ne duhet t’ju ofrojmë zgjidhje njerëzve dhe jo mllef. Programi i PD punohet prej dy vitesh dhe jo një flluckë sapuni si Rama që premtoi 300 mijë vende pune, legalizime falas dhe shëndetësi falas. Është një program për të cilin është punuar me specialistët më të mirë të Shqipërisë si edhe CDU gjermane. E kemi detajuar dhe argumentuar”, tha Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb