Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i përgjigjet kryeministrit Edi Ramës, pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Paloka i bën thirrke Ramës të ulë dozën, se sipas tij, duke nxitur konfliktin nuk i shpëton burgut.

“Kur bëhet fjalë për kokën e Ramës, reagimi nuk është kurrë i nxituar! Është fiks ajo që presin qytetarët: ndëshkim për çdo krim! I nxituar dhe me pasoja është vetëm ndryshimi që iu bë sot rregullave të lojës, përdhunshëm dhe pa opozitën. Duke nxitur konfliktin politik, nuk shpëton dot nga burgu! Prandaj, ule pak dozën! Avdulaj and co. mund të të presin edhe pak muaj që ti bësh shoqëri”, shkruan Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb