Është seriali i çmendur në të cilin Pamela Anderson refuzoi të ishte pjesë e tij dhe është e lehtë të kuptosh pse ajo thotë se as nuk ka në plan ta shikojë atë. Pam & Tommy, që do të publikohet në Disney+ javën e ardhshme, është aq i çuditshëm sa arrin të eklipsojë veprimet e jetës reale të bukuroshes së Baywatch dhe burrit të saj të parë, bateristit të çmendur të Motley Crue, Tommy Lee.

Ai ishte i martuar një herë kur u takua me Pamelën në kulmin e famës së saj në mesin e viteve nëntëdhjetë dhe më parë kishte pasur një raport me kolegen e saj të Baywatch, Carmen Electra. Në serial, Pamela, e cila luhet nga Lily James, 32, shihet duke u tërhequr nga atributet fizike të të dashurit të saj të ri.

Tommy, i luajtur nga aktori Sebastian Stan, 39 vjeç pyet: “A jam i dashuruar? Unë mendoj se ajo është e vetmja. Ajo është perfekte!”. Më pas ai nis një ofensivë sharmi ndaj Pamelës, duke kënduar tekstin e këngës Getting To Know You, nga muzika e filmit The King And I, ndërsa kërcen vals me të. Pamela, 54 vjeç, e cila nuk donte të përfshihej në asnjë moment në realizimin e serialit amerikan, që atëherë ka konfirmuar se as nuk do ta shikojë atë. Aktorja Lily që interpreton Pamelën tha se ishte e zhgënjyer, duke shtuar: “Kisha vërtet shpresë se ajo do të përfshihej. “Do të doja të ishte ndryshe.
Qëllimi im i vetëm ishte të kujdesesha për historinë dhe të luaja Pamelën në mënyrë autentike”. Në jetën reale, Pamela dhe Tommy u martuan në një plazh meksikan – me Pamelën e veshur vetëm me bikini – pasi njiheshin vetëm prej katër ditësh. Pas kësaj ata vazhduan të jetonin një jetë me seks, drogë dhe rock’n’roll në shtëpinë e Tommy-t në Malibu – derisa një kasetë seksuale që ata bënë u zbulua në mënyrë të famshme. I gjithë seriali është i fokusuar te raportet seksuale mes çiftit të famshëm. Pamela dhe Tommy bënë kërkesa të shtrenjta gjyqësore për të ndaluar publikimin e tij, por pas shfaqjes së reklamës në internet, askush nuk mund të bënte gjë për të ndaluar përhapjen e tij. Diku tjetër në një prej episodeve, Pamela shihet duke biseduar me miqtë e saj duke thënë: “E dini çfarë, i kam dhënë fund më djemtë gangstera, tani dua një djalë të mirë, të ëmbël, të rregullt, një mjek, një avokat, një kontabilist. “Dikush që do të qëndrojë në shtëpi dhe të gatuajë darkën. Këta aktorë dhe yje të rock-ut nuk ia vlejnë. Djemtë e këqij jashtë, djemtë e mirë brenda”.

Ka edhe momente gazmore, kur Pamela shihet duke refuzuar seksin me Tommy sepse dëshiron të praktikojë një monolog që duhet të japë të nesërmen në xhirimet e Baywatch. Në serial, Pamela pretendon se video i bën shumë më shumë dëm asaj si grua, sesa Tommit si burrë.

Publikimi i videos së seksit
Ajo thotë: “Ti nuk duket se e kupton se çfarë problemi është kjo video për mua. Kjo është më keq për mua, kjo është shumë më keq për mua. Ai përgjigjet: “Pse, nuk është po kaq problematike edhe për mua? Edhe unë jam në atë kasetë njësoj si ti. Si është më keq kjo për ju? Pse? Për shkak të karrierës tënde të madhe që është shumë më e madhe se e imja?” Pamela thotë: “Kjo nuk është për shkak të karrierës sime të madhe, është për shkak se unë jam një grua! Më dëgjo këtu, njerëzit do të mendojnë vetëm gjëra pozitive për ty”. Çifti, i cili ka dy djem Brandon lindur në vitin 1996 dhe Dylan në 1997, përfundimisht u divorcuan në 1998.
Një vit më pas, Pamela u largua gjithashtu nga Bayëatch për të nisur një karrierë në film.
Pamela u martua edhe pesë herë, me Kid Rock në 2006, Rick Salomon në 2007 dhe përsëri në 2014, Jon Peters në 2020 dhe Dan Hayhurst më vonë po atë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb