BERAT- “Ura e Goricës” e cila ndodhet në lagjen me po të njëtin emër “Goricë”, në qytetin e Beratit, pas proçesit të restaurimit dhe ndriçimit gjatë natës, është një ndër pamjet më të veçanta e më atraktive të qytetit muze, qytet ky i cili është shpallur i tillë që prej vitit 1961.

Një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet qytetit, “Ura” u ndërtua rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, fillimisht si një urë druri në pjesën e sipërme, për t’u ndërtuar sërish por kësaj here e gjitha prej guri.

Të shumtë janë kalimtarët e rastit dhe më të shumtë janë edhe turistët që vijnë nga e gjithë bota për të vizituar qytetin i cili prej pak kohësh është edhe pjesë dhe gjithashtu mbrohet edhe nga Unesco, për vlerat të trashgimisë kulturore, material e jo materile që qyteti ka dhe servir.

Kalaja e qytetit monumenti më antik, Kishat paleokristiane, Xhamitë e Teqetë, lagjia Mangalem, nga e cila merr emrin qyteti i Beratit si “Qyteti i një mijë e një dritareve” apo edhe Ura e Goricës, janë disa prej vëndeve që vizitorëve u tërheqin vëmendjen duke qënë se kanë një bukuri të jashtëzakonshme

Ura e goricës, pikërisht njëri nga stacionet më të frekuantuara së fundmi edhe gjatë natës, u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit.

Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, është e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe.

Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qëndronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës, dhe kjo histori-dramë ja shton edhe më shumë efektin “tërheqje” monumentit të cilin të huajt pasi dëgjojnë këtë histori e sodisin me sy të përlotur.

Dhe si për të faktuar legjendën, në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.

E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.
(ma.ar/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: