Të paktën 100 të vdekur dhe mijëra të plagosur ky është bilanci që rëndohet pas çdo ore pas tragjedisë në Bejrut, Libi ku pasditen e djeshme pati disa shpërthime që kanë shkatërruar qytetin.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë ende i qartë.  Zyrtarët e lidhën shpërthimin me rreth 2.700 ton nitrat amoniumi të konfiskuar që ishin ruajtur në një depo në port për gjashtë vjet.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump foli për një sulm. Këto janë pamjet të kapura nga disa persona gjatë shpërthimit si nga deti ashtu dhe nga toka. Fillimisht duket një tym i madh mbi port dhe më pas ndodh shpërthimi që ngre lart një re të madhe në formë kërpudhe. Pamjet janë apokaliptike dhe i ngjasojnë fundit të botës të përshkruar në sa e sa filma. Njerëzit të shokuar nuk dinë si të reagojnë. Në një moment duket që shpërthimi shkakton dallgë dhe në det.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: